Telegrafi

Vuçiqi reagon pasi që Kurti priti në takim ambasadorin britanik me flamurin kombëtar – ka një pyetje për të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një postimi në Twitter është munduar të ironizojë me fotografinë e Albin Kurtit nga Vetëvendosje, gjatë një takimi që kishte zhvilluar me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Vuçiq i ka shtruar një pyetje ambasadorit britanik i cili u fotografua me Albin Kurtin ku para tyre gjendej flamuri kombëtar, transmeton Telegrafi.

“Pyetje për ambasadorin e Britanisë së Madhe: Në cilat zgjedhje dhe shtet ka fituar Kurti dhe partia e tij, dhe flamuri i cilit shtet është ai pranë të cilit Ekselenca juaj jeni fotografuar me Kurtin? Do të vazhdojë t’iu pyes derisa të marrë përgjigje”, ka shkruar në Twitter presidenti serb.

Lexo po ashtu Kurti pret në takim ambasadorin britanik Abbott, bisedojnë edhe për zgjedhjet

Fotografia e postuar në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, shfaq Albin Kurtin, partia e të cilit ka dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. /Telegrafi/