Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar sonte qytetarëve të vetë, pas formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Ai ka thënë se po kritikohet që me politika paqësore dhe demokratike po mundohet të mbrojë interesat shtetërore dhe kombëtare, transmeton Telegrafi.
“Sot, pas shumë viteve kërcënime, edhe zyrtarisht është formuar Ushtria e Kosovë në mënyrë të kundërligjshme. Ajo çfarë kanë bërë shqiptarët është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me vetë Kushtetutën e tyre, dhe kanë treguar se ata nuk e marrin parasysh të drejtën, por zbatojnë dhunë dhe sulme ndaj Serbisë. Ne kemi dashur paqe, kemi bërë përpjekje të mëdha të ruajmë stabilitetin në rajon, gjë që nuk ka qenë e lehtë”, ka shtuar Vuçiq.
Sipas tij, tanimë është e qartë që shqiptarët nuk kanë dashur kompromis dhe se gjithçka që kanë bërë kanë pasur përkrahjen e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë. /Telegrafi/