Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se pas aksionit të sotëm të policisë speciale të Kosovës në veri, gjërat nuk do të jenë më të njëjta dhe se Beogradi a do të ketë një qëndrim të ndryshëm ndaj negociuesve shqiptarë.
Vuçiq u tha gazetarëve pas seancës së parlamentit për Kosovën se nesër ‘ne me siguri nuk do të themi se ajo çfarë ka ndodhur – nuk vlen’.
“Do të ketë një qëndrim të ndryshëm ndaj negociatorëve shqiptarë dhe atyre që sot bën marri dhe thanë se ishte një luftë kundër korrupsionit”, tha ai. /kp/Telegrafi/