Site icon Telegrafi

Vuçiq: Maqedonia e Veriut është e gatshme që të hyjë në iniciativën për ndërtimin e hekurudhës Athinë-Shkup-Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit me presidentin e Greqisë, Prokolis Pavlopulos në Athinë deklaroi se në takim kanë biseduar edhe për përmirësimin e lidhjes transportuese në mes të dyja vendeve në kuadër të iniciativës kineze “Lidhje dhe Rrugë” për të cilën kishte edhe bisedë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev.

“Para disa ditëve bisedova me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ai tha se vendi i tyre është e gatshme që të kyçet në iniciativë”, tha Vuçiq.

Siç njofton AIM nga Beogradi, ai në takim ka thënë se Greqia ka hekurudhë të shkëlqyer nga Athina deri në Selanik, por se ka ngel pjesa prej Selanikut deri në Maqedoninë e Veriut.

“Hekurudha nëpër Maqedoninë Veriore është njëkahëshe, që duhet të ndryshojë. Duhet të ndryshojë gjithçka dhe të rindërtohet tërësisht dhe jemi të gatshëm të ndërhymë në këtë rregullim në kuadër të “Lidhje dhe Rrugë”, deklaroi Vuçiq./Telegrafi/

Exit mobile version