Kryeministri i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar për vërshimet e fundit që kapluan Maqedoninë. Ai me një telegram shkroi mesazhe ngushëllimi dhe i premtoi ndihmë kryeministrit Emil Dimitriev duke i thënë se Sërbia do të ndihmoj Maqedoninë aq sa të ketë mundësi dhe nevojë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Natyra edhe një herë na tregoi se nuk jemi aq të fortë të durojmë fuqinë e saj, por ajo çka mund të bëjmë është të ndihmojmë njëri tjetrin. Qeveria e Sërbisë është e gatshme, në kufinjtë e mundësive të ofroj ndihmë dhe mbështetje për qytetarët dhe Qeverinë e Maqedonisë për të tejkaluar pasojat nga kjo katastrofë humanitare” thuhet në letrën e Aleksandar Vuçiq drejtuar kryeministrit Emil Dimitriev./Telegrafi/