Site icon Telegrafi

Vuçiq: Asociacioni, kusht për kthimin e serbëve në institucione

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar të enjten me serbë të Kosovës në Rashkë, ku ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Vuçiq ka kërkuar nga serbët e Kosovës që të jenë të bashkuar në vendimin për të mos dalë në zgjedhje më 23 prill në katër komunat veriore.

“Duhet të formohet Asociacioni i komunave serbe, se ky është kusht pa të cilin serbët nuk mund të kthehen në institucione, megjithëse herën e fundit e pashë që asnjëri prej jush nuk dëshiron të kthehet në institucione, ndoshta janë ëndrrat e mia boshe që do t’ia dilja në një rast të tillë dhe do t’ju lutesha, do ta bëja këtë, por nuk u shkon në mendje ta krijojnë asociacionin, çfarë do të bësh. Prandaj, e di që keni marrë vendim që të mos dilni në votime, besoj se u bëj thirrje të gjithë njerëzve në Kosovë të jenë të bashkuar, të bashkohen, thirrja ime për të gjithë sot është që të veproni ashtu siç keni vendosur, kështu që të gjithë ta respektojnë atë”, ka thënë ai.

Sipas tij, pala kosovare dëshiron që përmbajtja e Asociacionit të jetë inekzistente, prandja edhe i kanë prezantuar edhe kushtet për themelimin e tij.

“Ata do të donin të formonin një Asociacion komunash serbe dhe ajo të mos jetë asgjë, një guaskë në të cilën përmbajtja e asociacionit do të jetë inekzistente. Pra, ata thanë se duhet të ekzistojë, se gjithçka bazohet në pesë rregulla, mjafton të dihet se një nga ato pesë rregulla është e ashtuquajtura Kushtetuta e Kosovës dhe letra e Interpartes ndërmjet Mogherinit dhe Thaçit, në të cilën në thelb thonë se atyre nuk ju shkon ndërmend, nuk ju shkon ndërmend të japin kompetencat ekzekutive te ndonjë asociacioni te komunave serbe”, është shprehur Vuçiq.

Lexo po ashtu Vuçiq sërish e mbron Milan Radoiçiqin që njihet si drejtues i grupeve kriminale në veri të Kosovës

Madje, sipas tij, edhe bashkësia ndërkombëtare nuk është e interesuar për themelimin e Asociacionit.

“Ne e dimë se shumica e vendeve, që e njohën pavarësinë e Kosovës, në fakt nuk janë aspak që ju intereson për asociacionin e komunave serbe, sido që të flasin për të dhe nuk janë të interesuar për mbijetesën e popullit tonë në Kosovë. Atyre ju intereson që ne de facto ose të nxitojmë të njohim Kosovën, kjo është e vetmja gjë që ju u intereson, dhe vetëm kjo u intereson dhe tashmë pyesin pse Serbia nuk e mbështeti hyrjen në Këshillin e Evropës etj dhe nuk e di se ku jam dhe nuk e di se ku shkruhet, në cilin akt zbatues apo diçka tjetër, por nuk u intereson aspak se kur do të formohet asociacioni i komunave serbe”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Vuçiq ka bërë të ditur se dje kanë dorëzuar komentet e fundit në lidhje me çështjen e targave ilegale në veri.

“Problem i madh është me targat, ne e dërguam dje propozimin tonë të fundit që është me shumë se një kompromis nga ana jone ne Bruksel, nëse nuk e pranojnë do flasim sot me ju, unë nuk mund të them se do të marrim masa reciproke, sepse me këtë do të thosha se jemi të njëjtë në status juridik, pra edhe në atë politik, dhe nuk jemi dhe nuk mund të jemi, por do të marrim masa që do të bëjnë një përgjigje domethënëse dhe serioze ndaj palës që përdor forcën dhe aparatin e saj të represionit për të ngacmuar qytetarët tanë, mbi të gjitha në veri të Kosovës”, ka shtuar ai, raporton KP.

Exit mobile version