Telegrafi

Vuajtjet nuk kanë mbaruar për Julia Robertsin!

Mesa duket Julia Robert do e humbasë buzëqeshjen qe e karakterizon.

Para një viti, vetëm disa dite pasi e motra vrau veten, ajo mori vesh se e ëma vuante nga kanceri në mushkëri.

Ajo ndërroi jete me 19 shkurt ne moshën 80 vjeçare. Te dyja këto ngjarje e brengosen aktoren 47 vjeçare, e cila ndodhej asokohe me xhirime.

Vuajtjet duket se nuk kanë të sosur për të. Sipas revistës Star, heroina e “Pretty Women” debaton pa mbarim me bashkëshortin, Danny Moder, i cili nuk i duron dot ndryshimet e shpeshta të humorit të Julia-s dhe dëshirën e saj për ta kontrolluar në çdo çast.

Bërja publike e shkurorëzimit do të ndodhë shumë shpejt. Së bashku që prej 15 vitesh, Danny dhe Julia kanë tre fëmijë, Hazel, Phinnaeus dhe Henry. /Telegrafi/