Raketat ruse kanë vrarë dy persona në Dnipro, qyteti i katërt për nga madhësia në Ukrainë.
E në mesin e të vrarëve është një shtatzënë, ndërsa këtë e ka konfirmuar Iuliia Mendel, ish-zëdhënësja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton Telegrafi.
Nga ky sulm me raketa janë plagosur edhe tre persona tjerë, që me urgjencë janë dërguar në spital për trajtim.
Kjo nuk është hera e parë që rusët sulmojnë civilët në Ukrainë, madje shumica e vrasjeve në këtë vend kanë ndodhur si pasojë e sulmeve ajrore ruse.
E presidenti ukrainas i ka bërë sërish thirrje vendeve perëndimore, që t’i dërgojnë më shumë armë moderne që t’i kundërvihen agresionit rus. /Telegrafi/
“We fight terrorists every day…
Another missile attack took place today. As a result, two people were killed in Dnipro. Including a pregnant woman. Three victims were hospitalized.
We will never forgive. Retaliation will be fair and inevitable” – @ZelenskyyUa pic.twitter.com/FRNaglCmOf
— Iuliia Mendel (@IuliiaMendel) October 26, 2022