Zyra e prokurorit rajonal në qytetin ukrainas Kharkiv, njoftoi se prokurorja Olena Maslych u vra në një sulm me raketa ruse në atë qytet.
“I shprehim ngushëllime familjes dhe miqve të prokurores Olena Maslych, e cila u vra në një sulm me raketa ruse”, thuhet në kumtesën e zyrën e prokurorit rajonal, transmeton Telegrafi.
“Udhëheqësit dhe stafi i prokurorisë rajonale në Kharkiv janë thellësisht të pikëlluar nga vrasja e Olena Maslych. Ajo ishte prokurore e Departamentit të Shevenchkovit nga qarku Kupyan i rajonit të Kharkivit”, thuhet tutje në kumtesë.
Nga kjo zyrë gjithashtu kanë bërë të ditur se Maslych është vrarë më 20 nëntor gjatë një sulmi raketor, që e realizuan rusët në një lagje banimit të fshatit Shevchenkovit, në qarkun Kupyan.
Kujtojmë që luftimet mes ukrainasve dhe rusëve janë duke vazhduar në pothuajse tërë territorin e Ukrainës, ndërsa kundërofensiva e Kievit po vazhdon. /Telegrafi/
This is Olena Maslych, a prosecutor who was killed last night in her home by a russian missile attack. From the first day of the liberation of the #Kharkiv region, Olena documented the facts of russian war crimes. May she rest in peace🕯️#UkraineUnderAttack pic.twitter.com/ytseUD2jB3
— Iryna Voichuk (@IrynaVoichuk) November 21, 2022