Telegrafi

Vritet njeriu i besueshëm i Ramzan Kadyrovit gjatë luftimeve në Ukrainë, komandanti çeçen e pëson në Donbas

Yevgeny Pisarenko, komandanti i formacionit të armatosur çeçen Akhmat, u vra në luftimet në Donbas, raportuan mediat ruse, duke cituar pasardhësin e Pisarenkos, Apta Alaudinov.

Në deklaratën e tij, Alaudinov falënderoi prindërit e komandantit të rënë sepse ata “rritën një hero”, transmeton Telegrafi.

Korrespondenti rus i luftës Dmitry Kulko raportoi gjithashtu vdekjen e Pisarenko, i njohur me pseudonimin ‘Veliki’.

Lexo po ashtu U munduan t’i shmangen përplasjes së dronit kamikaz të ukrainasve, por pa sukses – ushtarët rusë e pësojnë keq

“Veliki ishte një bashkëqytetar im që shërbente në policinë e Stavropolit dhe mori gradën kolonel. Kur filloi operacioni special ushtarak, ai shkoi në front si ushtar vullnetar për të mbrojtur banorët e Donbasit”, shkroi Kulko në Telegram.

Megjithatë, data e vdekjes së Pisarenkos nuk është zbuluar, kurse ai konsiderohej si njëri prej njerëzve më të besueshëm të liderit çeçen Ramzan Kadyrov. /Telegrafi/