Site icon Telegrafi

Vritet një qytetar amerikan në Ukrainë

Ilustrim

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se një shtetas amerikan vdiq sot në Ukrainë, pas raportimeve lokale se një amerikan u vra gjatë granatimeve në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmoi vdekjen e një qytetari të enjten, por nuk komentoi më tej rrethanat e vdekjes së tyre.

Më herët sot, policia rajonale e Chernihiv tha se autoritetet po “dokumentonin pasojat e bombardimeve të armikut ndaj civilëve në Chernihiv qendror”.

“Sot pushtuesit filluan sërish një sulm të rëndë me artileri kundër civilëve të paarmatosur. Ka të vdekur dhe të plagosur. Mes të vdekurve është edhe një shtetas amerikan”, shkruan në njoftimin në rrjetet sociale.

Më shumë se 50 njerëz vdiqën në sulmin në Chernihiv, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm ukrainas.

Më herët sot, guvernatori i Chernihiv, Viacheslav Chaus, tha se qyteti ka përjetuar “humbje dhe shkatërrim kolosal” mes bombardimeve të pamëshirshme nga artileria dhe sulmet ajrore ruse.

Chaus u tha transmetuesve ukrainas se 53 persona u vranë në qytet vetëm nga forcat ruse të mërkurën. /Telegrafi/

Exit mobile version