Një person ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar me armë zjarri në fshatin Peran të Podujevës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Polisisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit”.
“Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka njoftuar Borovci./Telegrafi/