Telegrafi

Vritet një person në Maqitevë të Suharekës, i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit

Një person është vrarë të dielën rreth orës 21:53 në fshatin Maqitevë të komunës së Suharekës.

Bëhet e ditur se viktima është SH.K, 1976.

Policia të dielën rreth orës 21:53, ka pranuar një informacion për një rast vrasje me armë zjarri në fshatin Maqitevë – Komuna e Suharekës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe emergjenca dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima nuk ka shenja jete.

“Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i specializuar i hetimeve rajonale dhe prokurori i Shtetit dhe vendi i ngjarjes është proceduar dhe shikuar nga njësiti i forenzikës dhe hetuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe gjatë shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja të zbrazëta të armës dhe 4 pjesë metalike që dyshohet se janë të predhave të plumbit të armës së zjarrit. Ndërsa gjatë bastisjes se shtëpisë dhe automjetit të personit të dyshimte policia ka gjetur edhe armën e tipit pushkë gjysmë automatike me 2 fishek dhe 2 gëzhoja me të cilën dyshohet se është kryer krim”.

“Viktima është Sh.K mashkull i lindur në vitin 1976. I dyshimti S.A mashkull i lindur në vitin 1980, i cili ishte nën ndikimi e alkoolit është ndaluar dhe arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit”.

“Trupi i pajetë më urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion, ndërsa më rastin po merren hetimet rajonale të policisë për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja”.