Site icon Telegrafi

Vritet një gjeneral rus, u hodh në erë nga një shpërthim mine në Ukrainë – thonë burimet nga Kremlini

Një gjeneral rus është vrarë pasi u hodh në erë nga një shpërthim mine në Ukrainë, thanë disa burime pro Kremlinit.

Gjeneralmajor Vladimir Zavadsky, 45-vjeçar, ishte zëvendës komandant i korpusit të 14-të të ushtrisë, transmeton Telegrafi.

Të paktën gjashtë gjeneralë të tjerë rusë mendohet se kanë vdekur që kur filloi lufta në Ukrainë në shkurt 2022.

Lexo po ashtu Kriza e popullsisë dhe humbjet në Ukrainë - Putini po u kërkon grave që të kenë deri në tetë fëmijë

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka reaguar për incidentin dhe ka raporte kontradiktore se ku ka ndodhur.

Ministria në disa raste nuk ka përmendur më parë vdekjen e oficerëve të lartë, edhe pasi të afërmit e afërt kanë folur publikisht për ta.

Raportimet thonë se Zavadsky u vra të mërkurën mbrëma.

Nuk është e qartë se ku ndodhi incidenti, por mendohet se njësia e tij ishte në rajonin Kherson në atë kohë.

Para postit të tij aktual, ai ishte komandant i divizionit elitar të tankeve Kantemirovsky me qendër jashtë Moskës.

Exit mobile version