Zyrtarët ukrainas kanë raportuar se një adoleshent 15-vjeçar është vrarë nga sulmet me raketa që goditën një kishë dhe një ndërtesë banimi në Odesa.
Një fëmijë i dytë u dërgua në spital pasi ndërtesa ku ndodhej së bashku me katër persona të tjerë u godit, raporton skynews.
Shpërthimi raportohet gjithashtu se ka dëmtuar dritaret, muret dhe çatinë e kishës ortodokse.
Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, i cituar nga mediat, tha se kishte të vdekur dhe të plagosur të tjerë.
Odesa është një qytet port në Ukrainën jugore dhe shihet si strategjikisht i rëndësishëm për forcat ruse. /Telegrafi/
15 year old boy killed, his underage sister injured as a result of a Russian missile attack on Odesa today, Ukrainian officials confirm. Russia continues killing Ukrainian children: more than 200 have lost their lives
— Olga Tokariuk (@olgatokariuk) May 2, 2022