Telegrafi

Vritet në Ukrainë gazetari nga Bosnja e Hercegovina, punonte për AFP-në

Një gazetar i agjencisë së lajmeve France-Presse është vrarë sot në afërsi të qytetit Bakhmut në lindje të Ukrainës, ka njoftuar sot agjencia franceze e lajmeve në llogarinë e saj në Twitter.

“Jemi të thyer kur mësuam që në lindje të Ukrainës ka humbur jetën videoreporteri i AFP-së, Arman Soldin. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe më të dashurve të tij”, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.

Soldin humbin jetën nga shkrepja e një rakete në periferi të qytetit Chasiv Yar në afërsi të Bakhmutit.

Lexo po ashtu Snajperistët ukrainas eliminojnë ushtarët rusë

Arman ishte 32-vjeçar i lindur në Bosnje-Hercegovinë, kurse karrierën në AFP e filloi si praktikant në Romë.

Ai u transferua në Londër në 2015, dhe filloi të raportonte nga Ukraina në shtator 2022. /Telegrafi/