Site icon Telegrafi

Konfirmohet se së bashku me kameramanin është vrarë edhe gazetarja ukrainase – 24-vjeçarja ishte bashkëpunëtore e Fox News

Edhe një gazetar që punonte për Fox News konfirmohet se është vrarë gjatë ditës së djeshme pas sulmeve ruse në shtetin ukrainas, ku mbeti i vrarë edhe një kameraman.

Oleksandra Kuvshinova, ukrainasja 24-vjeçare, kishte punuar me transmetuesin amerikan që nga dita e parë e agresionit rus në Ukrainë.

Lexo po ashtu Kolegu i gazetarit amerikan tregon se si rusët e vranë shokun e tij

Ajo u përshkrua si vajzë “e hareshme dhe e sjellshme” nga një producent i Fox News, i cili kishte punuar me të gjatë konfliktit, raporton skynews.

Lexo po ashtu Vdes kameramani i Fox News, që ishte plagosur gjatë sulmeve ruse në Kiev

Kjo vjen pasi u konfirmua se kameramani i Fox News, Pierre Zakrzewski u vra gjatë udhëtimit drejt Horenkas, afër Kievit.

Ndryshe, ditë më parë është vrarë edhe një gazetar amerikan, Brent Renaud ndërsa ishte plagosur kolegu i tij, Juan Arredondo. /Telegrafi/

Exit mobile version