Site icon Telegrafi

Vritet edhe një gjeneral rus në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës raporton se ka vrarë edhe një ushtarakë të lartë rus.

Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se kanë vrarë gjeneral-lejtnant, Andrei Mordvichev.

Në këtë mënyrë shkon në pesë numri i gjeneralëve të vrarë të Rusisë në shtetin ukrainas.

Lexo po ashtu Televizioni shtetëror rus konfirmon vdekjen e pesë komandantëve në Ukrainë

Ndërkohë, Komisariati Ushtarak Rajonal rus, i cituar nga GTRK Kostroma, kanë bërë të ditur se “ushtarakët e Regjimentit Ajror të Gardës 331 dhanë jetën për sigurinë e Rusisë”.

Mes të vdekurve janë komandanti i njësisë, kolonel Sergei Sukharev, Senior Sgt. Sergei Lebedev, Sgt. Alexander Limonov, nëntetar Yuri Dektyarev dhe kapiten Alexei Nikitin.

Ndryshe, Ukraina ka pohuar se deri më tani ka vrarë mbi 14 mijë ushtarë rusë. /Telegrafi/

Exit mobile version