Site icon Telegrafi

Vritet djali trevjeçar i deputetit ukrainas, sulmuesit qëlluan me armë mbi veturë – e pësoi me jetë vetëm vogëlushi

Në qendër të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, persona të panjohur kanë shtënë mbi veturën e një deputeti lokal, me ç’rast ka mbetur i vdekur në vend djali i tij trevjeçar, raporton Reuters duke u thirrur në burime brenda policisë.

Prapa timonit në ato momente kur është sulmuar vetura ka qenë Vyacheslav Sobolev, biznesmen dhe njëherit deputet i kuvendit rajonal, ka shtuar burimi brenda policisë, transmeton Telegrafi.

Ministria e Brendshme e Ukrainës nuk ka publikuar emrin e pronarit të veturës si dhe identitetin e viktimës, shtoi agjencia britanike e lajmeve.

“Pasi u plagos vogëlushi, ai ndërroi jetë në autoambulancë rrugës për në spital”, ka shkruar në Facebook ministria e brendshme e Ukrainës.

Sobolev është një biznesmen nga Donjecku, kurse gjatë periudhës 2010-2011 ka qenë drejtor ekzekutiv i “Naftogasit”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version