Telegrafi

Vritet balerina ukrainase, Daria Kurdel

Foto: Twitter

Këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka njoftuar vdekjen e një balerine të re.

Daria Kurdel, 20 vjeçare, raportohet se u vra nga një raketë në Kryvyi Rih teksa po stërvitej jashtë me të atin.

Mediat lokale raportojnë se ajo vdiq nga një plagë me predha, shkruan Sky News transmeton Telegrafi.

Disa raketa ruse së fundmi po ashtu shkatërruan një ndërtesë pesëkatëshe në qytetin lindor të Ukrainës, Chasiv Yar.

15 persona mbetën të vrarë nga ky sulm, teksa Pavlo Kyrylenko, guvernator i rajonit të Donetsk thotë se të paktën 20 persona të tjerë mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.

Lexo po ashtu Të paktën pesëmbëdhjetë të vrarë pasi raketa ruse godet bllokun e apartamenteve në Chasiv Yar

Sulmi raketor ishte i fundit në zinxhirin e sulmeve me viktima të shumta ndaj ndërtesave civile. /Telegrafi/

Pamje nga ndërtesat në Ukrainë