Telegrafi

Vriten 27 civilë në Kharkiv gjatë 24 orëve të fundit

Brenda 24 orëve të fundit, 27 civilë ukrainasë janë vrarë në qytetin e Kharkiv në verilindje të vendit, ka njoftuar policia ukrainase.

Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, është “shtëpia” e 1.4 milion banorëve, dhe që nga fillimi i pushtimit rus ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme ruse, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq të hënën qindra civilë janë fotografuar duke qëndruar të strehuar në stacionin e trenave në Kharkiv, derisa tentonin të largoheshin nga ky qytet.

E nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, në rajonin e Kharkivit janë vrarë 170 persona përfshirë pesë fëmijë. /Telegrafi/