Një burrë i armatosur nga Kalifornia vrau pesë vetë duke përfshirë edhe gruan e tij para se ta kthente armën në vete.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri fillimisht shkoi me gruan e tij në një biznes kamionësh, pak para orës 17.30, ku ai u përball me një burrë tjetër.
“I dyshuari, burri, qëlloi personin në kompaninë e kamionëve dhe më pas u kthye dhe qëlloi gruan e tij, pastaj e ndoqi dhe qëlloi një burrë tjetër i cili u shfaq”, kanë thënë autoritetet.
Sulmuesi pastaj shkoi në një shtëpi ku ai qëlloi dy njerëz të tjerë, është thënë më tej.
Pas kësaj ai ka rrëmbyer një veturë në të cilën ishte një grua dhe një fëmijë ku u përball me policinë – pas së cilës gjë edhe vrau veten.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje me disa të vrarë. /Telegrafi/