Telegrafi

Vrau babanë me mjete të forta, kapet i riu me të meta mendore në Mallakastër

Ka zgjatur pak orë arratia e 37-vjeçarit M.M., i cili vrau me mjete të forta babanë e tij, shtetasin Q.M. në Mallakastër.

Autori i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor u largua menjëherë pas krimit dhe tentoi të fshihej, por nuk ia doli dot pasi efektivët e policisë së Mallakastrës dhe të Fierit arritën ta gjenin e më pas ta arrestonin.

I riu jetonte vetëm me prindërit në fshatin Greshicë dhe mendohet se pas një debati, mori levën dhe qëlloi në kokë babanë e tij 73 vjeçar.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”. /Telegrafi/