Site icon Telegrafi

Vrasje në tentativë në Suharekë  

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se dy persona kanë raportuar se kanë pasur një mosmarrëveshje me dy të dyshuar, meshkuj dhe këta të fundit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave, por nuk ka të lënduar, përveç dëmtimit të veturës së tyre.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 16:40 në Suharekë.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar kontrollin e shtëpive të tyre.

“Gjatë kontrollit është gjetur dhe është konfiskuar një armë gjysmë automatike me dy predha të kalibrit 7.62mm”, thuhet në raport.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe njëri nga ta me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version