Telegrafi

Vrasje në tentativë në Skenderaj, sulmohet një person me thikë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Skenderaj.

Rasti ka ndodhur të martë në ora 10:15.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur me viktimën mashkull kosovar, dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë”, thuhet në raport.

Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK.

Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/