Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Sibofc të Podujevës.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 19:34.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në drejtim të tij kishte gjuajtur me armë zjarri i dyshuari mashkull kosovar. Vetura e viktimës ishte qëlluar me pesë predha në pjesën e pasme- bagazh”, thuhet në raport.
Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Policia po ashtu njofton se është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjet asgjë e dyshuar.
I dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati. /Telegrafi/