Policia e Kosovës njoftoi se në Podujevë një person dyshohet se nga një veturë me targa të huaja e cila kishte qenë në lëvizje kishte gjuajtur me armë zjarri dhe ka goditë veturën tjetër me targa vendore në të cilën kishin qenë katër persona.
Policia njofton se nuk është lënduar askush, ndërsa rasti ka ndodhur të hënën në ora 14:25.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë të fishekut.
Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishek.
Nuk dihet motivi i rastit, i dyshuari gjendet në arrati dhe rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/