Telegrafi

Vrasje në tentativë në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar, pasi për shkaqe të panjohura e kanë sulmuar fizikisht, duke e goditur me thikë një person.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar thikën, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/