Site icon Telegrafi

Vrasje në tentativë në një lokal në Malishevë, plagoset me armë zjarri një person

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vrasjes në tentativë në Malishevë.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 03:25.

“Është raportuar se në një lokal, ka ndodhë një rast plagosje me armë zjarri. Viktima mashkull kosovar ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull, kosovar, i cili ka dorëzuar një armë me gaz me shtatë fishekë kal.9mm dhe një gëzhojë fisheku me gaz, e që dyshohet se është përdorur në rast.

Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version