Site icon Telegrafi

Vrasja në Vushtrri – pesë të arrestuar deri më tash, viktima ishte i moshës 27 vjeç

Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhë të dielën rreth orës 15:45 në  rrugën “,Mehmet Konjuhi” në Vushtrri.

Njësitë policore me të shkuar në vend të ngjarjes, kanë gjetur pa shenja jete viktimën dhe dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar fillimisht në spitalin e Vushtrrisë dhe më pas për trajtim të mëtutjeshme janë dërguar në QKUK.

Njëri nga të plagosurit i cili po trajtohet në mjekim intensiv është në gjendje të rëndë, ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Lexo po ashtu Njëri nga të plagosurit në Vushtrri në gjendje të rëndë

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se deri më tash janë arrestuar pesë persona lidhur me këtë rast.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur se dy nga pesë të arrestuarit janë të moshës 24 vjeç.

“Policia ka arritur ti identifikoj dhe ti arrestoj dy të dyshuar J.S, 24 vjeçar dhe E.B., 24 vjeçar, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë AK 47 dhe po ashtu edhe një veturë e cila është përdorur në rast.

Gjatë hetimeve të rastit janë identifikuar edhe tre persona te tjerë, te cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rast. Me urdhër të prokurorit, personave në fjalë ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, tha Zahiti.

Lexo po ashtu Një i vrarë dhe dy të plagosur në Vushtrri

Ai bëri të ditur se trupi i pajetë i viktimës F. Z, 27 vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar nga Sektori Rajonal i Hetimeve DRP  Mitrovicë Jug, në bashkëpunim me prokurorin”, ka deklaruar Zahiti. /Telegrafi/

 

Exit mobile version