Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Rufc të Lipjanit, ku tre anëtarë të një familjeje kanë humbur jetën.
Kurti ka thënë se është trishtuar nga ky rast.
“I trishtuar pamasë nga lajmi i kobshëm për vdekjen tragjike të tre anëtarëve të familjes Bekteshi nga fshati Rufc i Vjetër i Komunës së Lipjanit”, ka shkruar Kurti në Facebook, transmeton Telegrafi.
Më tej Kueri ka thënë se “përtej rrethanave që do të sqarohen nga autoritetet, tronditje të tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit prej nesh. Sot, jemi pranë familjarëve e miqve të viktimave”.
“Familjes Bekteshi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe, sikurse edhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit”, ka shkruar Kurti.
Tre persona kanë mbetur të vdekur në një incident tragjik që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Rufc të Lipjanit.
Prokuroria thotë se “sipas informatave nga vendi i ngjarjes, dyshimet çojnë drejt vrasjes së dy viktimave nga arma e zjarrit, si dhe një vetëvrasjeje (brenda familjes)”./Telegrafi/