Telegrafi

Ngjarja tragjike në Novosellë të Pejës: Bashkim Brahimaj u vra nga djali i axhës për pronë

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Novosellë të Pejës, ku viktima Bashkim Brahimaj u vra nga djali i axhës, ka reaguar shoku i tij Florent Zeqiraj.

Në një shkrim në Facebook, Bashkimin e përshkruan si djalë të mirë, me të cilin thotë se ka pasur shoqëri të madhe.

“Kjo vrasje sot më tronditi shumë mua dhe Kosovën. Kjo tronditje bëhet edhe më e madhe nga fakti se unë e njihja viktimën Bashkim Brahimaj, më të pija shpesh kafe sa here që takoheshim në Radavc e Novosellë, apo në rrugë kur shkoja për në Lipë”, tregon ai.

Lexo po ashtu Haradinaj shpreh ngushëllime për të vrarin në Pejë, thotë se e kishte bashkëluftëtar

Zeqiraj tregon se vrasja ka ndodhur për një mosmarrëveshje pronësore.

“Bashkimi, ishte një djalë i mirë dhe ish-ushtar i zoti i UÇK-së.  E keqja e kësaj tragjedie rritët edhe më shumë më fakti se Bashkimi, nga Novosella e Pejës, u vra sot nga një anëtar i familjes së tij (djali i axhës) si rezultat i një mosmarrëveshje pronësie, pronë e cila nga sot nuk ka asnjë vlerë as për viktimën dhe as për dorasin”, tha Zeqiraj.

Lexo po ashtu Vrasje në Novosellë të Pejës - dyshohet se ndodhi për pronë

Në fund ka shprehur ngushëllime familjes.

“Shumë tragjedi si këto u kanë ndodhur dhe po u ndodhin shqiptarëve. Dashtë, Zoti kjo të jetë e fundit”.

“Ngushëllime familjes e zoti qoftë forcë e durim për të dyja palët”, shkroi në fund./Telegrafi/