Site icon Telegrafi

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Një person me inicialet F.Z i moshës 40 vjeç ka ndërruar jetë pasi u plagos në rrugën “Fatime Hetemi”, në Mitrovicë, ndërsa i dyshuari ende është në arrati.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës jugore, Avni Zahiti ka thënë për Telegrafin se hetuesit janë duke punuar në identifikimin e të dyshuarit për të vrasje.

“Hetuesit janë duke punuar në identifikimin e personit të dyshuar për vrasjen në Mitrovicë, por ende nuk ka diçka në atë drejtim”, ka thënë Zahiti.

Ndryshe, gjatë orëve të paradites një person i moshës 45 vjeçare me inicialet F.Z u plagos rëndë në Mitrovicë, ndërsa më pas ndërroi jetë në QKUK.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni ka thënë se prokuroria është duke u marr me rastin.

“Prokurori ka dal në vendngjarje, si pasojë e të shtënave ka mbet i plagosur rëndë një person. Prokurori ka hap rast dhe e ka cilësuar si ‘Vrasje e rëndë në tentativë’”, ishte shprehur Preteni.

Ndërkaq, tashmë janë hequr shiritat e Policisë nga vrasja e rëndë që ndodhi sot në Mitrovicë, ku mbeti i vdekur një 40 vjeçar.

“Tashmë shiritat janë larguar, derisa pamjet në vazhdim tregojnë gjurmët që kanë lënë plumbat pas aktit të plagosjes”, raporton gazetarja e Telegrafit nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version