Telegrafi

Vrasja në Lipjan, policia jep detaje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vrasjes që ndodhi mbrëmë në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, ku u vra një punëtor i një kazinoje.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është gjetur pa shenja jeta punëtori i një kazinoje viktima mashkull K/Shqiptar, i cili ishte qëlluar dy herë me armë zjarri. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar nga qendra shëndetësore Lipjan”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, njësitet relevante policore po merren në mënyrë intensive me hetimin e rastit. /Telegrafi/