Nga vrasja e rëndë e cila ndodhi mbrëmjen e së martës në Kaçanik të vjetër, ku mbeti i vdekur një person me inicialet N.C, rreth moshës 48 vjeç, Policia e Kosovës të mërkurën ka dal me njoftime shtesë.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se njësitet policore gjatë ekzaminimit kanë konstatuar se vetura në të cilën është gjetur viktima në anën e majtë ishte goditur me breshëri predhash nga arma e zjarrit.
Po ashtu sipas raportit thuhet se edhe viktima i cili ka qenë në ulësen e vozitësit ishte i goditur nga predhat e armës.
“Kaçanik 24.01.2023 – 00:50. Është raportuar se në një veturë me targa vendore është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit është konstatuar se vetura në të cilën është gjetur viktima në anën e majtë ishte goditur me breshëri predhash nga arma e zjarrit e po ashtu edhe viktima i cili ka qenë në ulësen e vozitësit ishte i goditur nga predhat e armës”, thuhet në raport.
Tutje bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/