Telegrafi

Vrasja e gruas në Prishtinë, eksperti i sigurisë ngre dyshime

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës, kur një grua u vra në veturë.

“Në rastin e vrasjes së gruas kur bashkëshorti nxjerr fëmijët nga vetura, është e dyshimtë për opinionin. Si ka mundur të nxjerr fëmijët nga vetura e t’i vritet gruaja? Kjo duhet të hetohet”, ka deklaruar eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava në RTV Dukagjini.

Tërnava thotë se kjo vrasje është problem edhe për sigurinë publike.

Lexo po ashtu Avokti Jashari: Rasti i Liridona Murselit më shumë ka karakteristikat e një vrasjeje të planifikuar sesa grabitjes

“Është me të vërtetë shumë shqetësuese pasi që një pritë që i ka ndodhur atyre mund t’iu ndodhë edhe shumë të tjerëve. Mirëpo nëse viktimat kanë pasur valuta apo pasuri tjera, duhet të hetohen familjarët e tyre apo dikush tjetër që ka mundur të ketë informacion”.

Kujtojmë se, Liridona Murseli dyshohet se u vra me armë zjarri nga hajnat, të cilët ua zunë priten derisa ajo së bashku me familjen e saj po udhëtonin me veturë .

Viktima është nënë e dy fëmijëve./Telegrafi/