Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku një grua u vra në banesën e saj.
I dyshuar për vrasjen është bashkëshorti i viktimës.
Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Vrasja ka ndodhur në një banesë, i dyshuari është bashkëshorti i viktimës, i dyshuari është arrestuar dhe arma është konfiskuar”, pohoi ai.
Prokuroria tashmë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin.
Ndryshe, nga policia kanë konfirmuar se vrasja ka ndodhur rreth orës 08:00./Telegrafi/