Telegrafi

Vrasja e dyfishtë në Kosuriq: Familja Berisha mbeti pa asnjë mashkull, familjarët e tre të dyshuarve thonë se s’kanë pasë probleme me të vrarët (Video)

Mbrëmë në fshatin Kosuriq të Pejës, janë gjetur të vrarë dy vëllezër.

Lexo po ashtu Flasin të afërmit e vëllezërve Berisha: U vranë në mal, ku shkuan për dru (Video)

Të ndjerët ishin meshkujt e fundit të familjes Berisha, të cilës, 11 vjet më parë iu vranë edhe dy djem të tjerë.

Lexo po ashtu Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Berisha në Pejë

Të gjithë këta ishin rritur pa babanë që ishte vrarë në fillim të viteve të ‘90-ta, për probleme pronësore.

Lexo po ashtu Familjes Berisha iu vranë pesë burrat e shtëpisë

Policia ka ndaluar katër të dyshuar, tre nga të cilët janë vëllezër me mbiemrin Pangja që thuhet se janë pronarë të malit ku u vranë Ramiz dhe Arsim Berisha. Nga kjo familje thonë se nuk kanë pasur probleme me vëllezërit Berisha.

Lexo po ashtu Mësohen emrat e vëllezërve të vrarë

Nga familja Berisha ka mbetur gjallë vetëm nëna 73-vjeçre dhe gruaja shtatzënë e Ramizit që pritet të sjell në jetë një fëmijë. /Klan Kosova/