Blogeri ushtarak rus Vladlen Tatarsky ishte bërë “shaka rreth bombave” me vrasësin e tij të dukshëm në një ngjarje në Shën Petersburg disa minuta përpara se të vritej nga një bombë e fshehur brenda një statuje, kanë thënë dëshmitarët okularë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Daria Trepova, e cila i dha Tatarskyt figurën, i tha blogerit pro-luftës para dhjetëra të pranishmëve se rojet e sigurisë e kishin bllokuar atë të sillte dhuratën e saj në dhomë, sepse ishin të shqetësuar se mund të përmbante një bombë, sipas Marat Arnis, një gazetar lokal i cili ishte në ngjarje.
“Ajo po qeshte teksa thoshte diçka të tillë, kështu që publiku dhe Vladlen qeshën me të”, citohet të ketë thënë Arnis. “Të gjithë e morën si shaka”.
‼️ The moment of the explosion in a cafe in St. Petersburg, the last seconds of the life of propagandist Vladlen Tatarsky (Maxim Fomin)#Tatarsky puts the bust back in the box, the listener asks a question about the destruction of bridges in Ukraine, and at that moment an… pic.twitter.com/sbv3BAxA12
— NEXTA (@nexta_tv) April 3, 2023
Si përgjigje, Arnis kujtoi Tatarsky duke thënë: “Pa merak, sillni këtu, ne do ta kontrollojmë”.
Kështu, me lejen e Tatarskyt, busti i artë u soll brenda në mënyrë që Trepova t’ia dorëzonte zyrtarisht atij.
Video showing the moment Daria Teprova, planting the bomb in a cafe in St Petersburg which killed over a dozen civilians including Vladen Tatarsky. She’s currently in custody and being questioned over terrorism charges pic.twitter.com/H18XSsWnAH
— LogKa (@LogKa11) April 2, 2023
Disa minuta më vonë, ai shpërtheu, duke vrarë Tatarskyn dhe duke plagosur rreth 40 të tjerë në kafene, një vend i njohur me aktivistë pro-luftës dhe vend takimi për lëvizjen ultra-nacionaliste Cyber Front Z.
Gjithashtu edhe agjenti i pasurive të paluajtshme në Shën Petersburg dhe mbështetësi i luftës Eduard Omelchenko, i cili ishte i pranishëm në ngjarje, ka thënë se kujton se si Trepova tregonte statujën dhe duke bërë shaka: “Kjo nuk është një bombë”.
Sipas Omelchenko, 55 vjeç, dukej sikur Trepova e dinte se çfarë po bënte.
“Gjuha e trupit tregon se ajo ishte duke pritur që diçka të ndodhte”, ka thënë më tej Omelchenko.
Trepova u ul në pjesën e pasme të dhomës për pjesën më të madhe të ngjarjes, sipas Arnis, ndërsa Tatarsky përshkroi se si ishte të jesh reporter lufte dhe u përgjigj pyetjeve.
“Ajo dukej shumë nervoze”, ka thënë ndër tjerash ai.
Ngjarjet menjëherë para dhe pas sulmit dramatik të së dielës kanë qenë subjekt i një interesi intensiv ditët e fundit, me spekulime mbi rolin e saktë të Trepovas – veçanërisht nëse ajo e dinte se busti përmbante një bombë – dhe kush e organizoi sulmin.
Autoritetet ruse arrestuan Trepova, 26 vjeç, të nesërmen dhe ajo u akuzua zyrtarisht për terrorizëm të martën.
Komiteti Hetimor i Rusisë dhe Komiteti i tij Kombëtar Anti-Terrorizëm kanë pretenduar se mbështetësit e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny dhe luftëtarët ukrainas përdorën Trepovan për të vrarë Tatarskyn. /Telegrafi/