Një sulmues i armatosur ka vrarë nëntë bashkëpunëtorë në një depo të hekurudhave në pjesën veriore të Kalifornisë, duke qëlluar në fund veten me dy plumba në kokë kur sherifët po futeshin në objekt, kanë bërë të ditur organet e sigurisë duke publikuar pamjet e masakrës nga kamerat e vendosura në uniformat e policisë.
Afro katër minuta pamje nga kamera e një polici, që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes një minutë pas raportimit për të shtëna, Derisa ende dëgjoheshin të shtënat në depo në Santa Clara dhe San Jose, 57-vjeçari Samuel Cassiddy hapi zjarr para se të kryente vetëvrasje, transmeton Telegrafi.
Aty menjëherë ishte formuar “njësia kontaktuese” nga zëvendës-sherifi dhe policia e San Joses që ka gjetur burrin e armatosur që ishte në objekt.
Në video shihet sesi njësia ngjitet me kujdes shkallëve në katin e parë, ku një person del me duart e ngritura lart duke ua dorëzuar kartelën me të cilën do të mund të futeshin më thellë në objekt.
Për disa minuta u dëgjuan të shtënat. Kur futen nga një derë tjetër – njëri prej anëtarëve të ekipit shikon në dritare dhe thotë: “nuk është askush”. Ata hapin edhe disa dyer dhe thonë: “t’i shoh duart”.
Nuk dihet nëse Cassiddy e dinte që zyrtarët policorë e kishin bllokuar, apo ndoshta thjesht ka parë bateritë e tyre dhe i kishte dëgjuar duke bërtitur. /Telegrafi/