Tashmë është bërë e ditur se personi i vrarë në Prishtinë ditën e sotme (e mërkurë) është Albert Krasniqi, ish-anëtari i labelit, BabaStars.
Përveç si pjesë e grupit të lartpërmendur, ai është bërë më i njohur për publikun në sajë të bashkëshortes së tij, modeles Besa Gashi.
Kjo e fundit u zgjodh ‘Miss Kosova’ në vitin 2006, ndërsa ishte e martuar me Albertin prej shumë vitesh.
Të njëjtit u raportuan se u ndanë javë më parë, teksa dyshimet u shtuan pas largimit të fotografive të përbashkëta që publikonin në rrjete sociale.
Ish-çifti ndërkaq ndajnë së bashku një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin, Kjara.
Alberti u qëllua për vdekje sot rreth orës 17:00 në Prishtinë, kurse i dyshuari për aktin e rëndë është vetë babai i tij.
Biznesmeni nga Prishtina duhet theksuar se ka qenë i përfshirë në një përleshje edhe me reperin Noizy, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2016. /Telegrafi/