Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Sipas institutit, temperaturat minimle do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-8m/s. Java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, instituti ka dal edhe me një njoftim tjetër ku thuht se reshje shiu me intenzitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut mund të ketë në rajonin e Pejës dhe Gjakovës.
Ndëkraq promblemet nga vërshimet në qytetin e Pejës veçse kanë filluar gjatë natës së mbrëmshme. Shiu që ka rënë të shtunën, ka bërë që të vërshohet lagjja Fidanishtja, qendra qytetit, afër QKMF-së dhe pjesë të tjera.
Ndërsa, në disa video që janë shpërndarë në rrjetet sociale, shihet pjesa e qytetit e mbuluar me ujë.
Po ashtu, uji ka arritur të futet edhe nëpër restaurante, kafene të qytetit. /Telegrafi/