Telegrafi

Vranësira dhe intervale me diell – priten reshje shiu e shkarkime rrufesh

Foto: Arkiv

Sot mbi vendin tonë do të mbaj mot i vranët me diell dhe reshje shiu.

Sipas meteorologëve do të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, ndërsa dita do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku priten reshje të izoluara shiu në lokalitete.

Si pasojë e prezencës së pluhurit Saharian, reshjet do të shoqërohen me baltë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-35 km/h. /Telegrafi/