Telegrafi

Vozitja e rrezikshme në dy rrotë, në pompën e benzinës (Video)

Në Al Aweer të Dubait, një shofer ka rrezikuar veten dhe të pranishmit, duke vozitur rrezikshëm në vetëm dy rrotë.

Për më keq, Audi Q7 është vozitur në këtë mënyrë, në një pompë derivatesh, ku rrezikshmëria në rast shpërthimi është shumë e lartë, transmeton Telegrafi.

Me të parë regjistrimin e kamerave të sigurisë, Policia i ka rënë në gjumë pronarit të veturës që kushton rreth 80 mijë euro dhe e ka arrestuar.

Deri në një vendim tjetër, ai mbetet në burg, ndërsa vetura luksoze është konfiskuar. /Telegrafi/