Telegrafi

Vozitja e rrezikshme e autobusit, në trafik të ngjeshur (Video)

Në Java të Indonezisë, një autobus ka bërë manovra të rrezikshme dhe të palejueshme, në rrugë me shumë trafik.

Autobusi i kaltër ka dalë edhe në shiritin tjetër, duke vozitur në drejtim të kundërt.

Shoferi i këtij autobusi ka kaluar shumë pranë veturave dhe motoçiklistëve, duke rrezikuar të përplaset me ata, transmeton Telegrafi.

Nuk bëhet e ditur nëse në autobus kishte udhëtar, apo çfarë ishte ky nxitim që e bëri të vozisë kaq shpejtë dhe keq. /Telegrafi/