Telegrafi

Voziti me shpejtësi 263km/h në Malishevë dhe e publikoi videon në “Tik Tok”, gjobitet 300 euro dhe i konfiskohet patentë shoferi

Në një video incizim të shpërndarë në rrjetin social “Tik Tok”,  ishte publikuar vetura BMW e cila në fshatin Mleqan-Malishevë, drejtohej me shpejtësi 263 km/h, në zonën e kufizuar të shpejtësisë në 100 km/h.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka ndërmarr masat e duhura operative dhe hetimore dhe ka arritur të identifikojë veturën dhe shoferin i cili kishte bërë kundërvajtjen.

Lexo po ashtu Këtu mund të shikoni nëse keni gjobë të komunikacionit të papaguar

Të njëjtit, në përputhje me ligjin për trafikun rrugor, iu është shqiptuar gjoba treqind (300) euro, tri (3) pikë negative, si dhe masa mbrojtëse, ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh.

Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut./Telegrafi/