Site icon Telegrafi

Voziti me një rrotë motoçikletën në kahjen e kundërt, britaniku lëvizte me 180 kilometra në orë – dënohet me 23 javë burg

Ky është momenti shokues kur një motoçiklist ngrit rrotën e parë derisa lëvizte në rrugë me shpejtësi prej 180 kilometra në orë, dhe prapa kishte një pasagjer.

Sam Woodward ishte duke lëvizur në kahjen e kundërt të një zone malore, kur kamerat e sigurisë e filmuan duke bërë “akrobacione” gjatë vozitjes.

Ishte policia britanike që publikoi pamjet e këtij veprimi të “çmendur në North Yorkshire, ku i riu ngiste motoçikletën me një rrotë dhe lëvizte me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe.

Në motoçikletën Yamaha YZF R-1 shihet duke qëndruar prapa tij edhe një pasagjer, që po mbahej në belin e tij, transmeton Telegrafi.

27-vjeçari nga Driffield nuk i ishte ndalur policisë dhe madje kishte tentuar të gënjejë duke thënë se ia kishin vjedhë motoçikletën.

Megjithatë pasi u shfaq në sallën e gjyqit, rreshteri Michael Ray nga policia e North Yorkshire tha se “një vozitje e tillë është e papranueshme, duke rrezikuar veten, pasagjerin si dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik”.

Ai u dënua me 24 javë burg, u urdhërua të kryente 200 orë punë të papaguar në komunitet dhe duhet të paguajë një total prej 239 funtesh. /Telegrafi/

Exit mobile version