Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar kundërvajtësin i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, drejtoi automjetin me shpejtësi prej 134 km/h, në Mitrovicë.
Sipas një njoftimi të Policisë, bëhet e ditur se Njësia e Trafikut gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë me shpejtësi prej 134 km/h.
“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 134 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tre pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre muaj. /Telegrafi/