Telegrafi

Voziti 115 km/h – 22 vjeçarit nga Ferizaj i merret patentë shoferi dhe dënohet me 300 euro

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se dje rreth orës 17:05 në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të kësaj komune, ka ndaluar shoferin E.S (M/K) i moshës 22 vjeçar i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 115 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/