Rita Ora ka kërkuar nga fansat e saj të japin votën për të në garën për çmimet muzikore britanike Brit Awards.
Këngëtarja shqiptare është një nga shtatë kandidatët e mbetur për t’u përfshirë pesëshen e fundit nominuese në kategorinë kryesore të çmimeve, British Video.
Ajo është në garë me videon “I Will Never Let You Down”, derisa aktualisht ka edhe gjashtë rivalë të tjerë: Sam Smith me “Stay With Me”, One Direction me “You & I”, Mark Ronson Feat. Bruno Mars me “Uptown Funk”, Ed Sheeran me “Thinking Out Loud” dhe Charli XCX me “Boom Clap”.
Për të votuar për Ritën ju duhet të keni llogari të hapur në Twitter dhe të vizitoni linkun zyrtar të Brit Awards duke klikuar këtu.
Pastaj klikoni te Rita Ora dhe “VOTE via Twitter” nën videoklipin e saj. Dritaren që do t’u hapet shpërndajeni me tekstin ekzistues: “I voted for ‘I Will Never Let You Down’ by @RitaOra for British Video at the #BRITs2015”.
Ju mund të votoni vetëm një herë në javë, derisa pesëshja e fundit që kualifikohen për nominim do të përcaktohet gjatë kësaj dhe javës tjetër. /Telegrafi/